Kylie Jenner ndau momente mjaft speciale së bashku me vajzën e saj të dashur Stormi Webster në ditëlindjen e saj të pestë, ku gjithashtu ishte e pranishme edhe mamaja e saj Kris Jenner. E ndarë tashmë me reperin e “Astroworld”, Travis Scott, e reja shijoi një festë luksoze në rezidencën e nënës së saj “Hidden Hills”, duke përfshirë balona dhe një rrëshkitëse gjigante ylberi.
Duke postuar në “Instagram Stories” gjatë ditës së sotme, Kylie ndau përgatitjet e saj shumëngjyrëshe, duke filmuar teksa shpërndante tullumbacat në dyshemenë e rezidencës. Mund të shiheshin qindra si ato nëpër video të ndryshme, ndërsa ajo vazhdoi të tregonte tortën gjigante të ditëlindjes së vajzës së saj, të kompletuar me zemra dhe lule.
Një tjetër foto tregon një rrëshkitëse gjigante ylberi në kopshtin e Kylie, e kompletuar me një imitim masiv të kokës së Storm-it dhe rruaza ylberi në flokët e saj. Duke postuar në Instagram Kylie, e cila gjithashtu ndan Aire 11-muajsh me Travis, shkroi:
Të dhashë dhuratën e jetës dhe jeta më dha dhuratën tënde. Vajza më e veçantë. Kjo fytyrë e vogël do të më mungojë ndërsa ndryshon. 5 vite të të dua dhe përgjithmonë të tjera. Do të jem gjithmonë pranë teje.
Nuk dihet ende se kush në klanin Kardashian-Jenner mori pjesë në festën e Storm-it, por motrat e Kylie ende nuk e kanë përmendur publikisht ditëlindjen e saj. Khloe dhe Kim gjithashtu kanë postuar në Instagram më herët sot, por ende nuk e kanë përmendur Storm-in apo ditëlindjen e saj.
Kylie Jenner u pa duke shijuar kohën e saj të lirë këtë javë pas një muaji shumë të vështirë që përfshinte një ndarje të raportuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, reperin Travis Scott. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” u pa duke ecur vetëm në plazh në Turks dhe Caicos të vendosura në Karaibe.