Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen në disa prej atraksioneve më të famshme të kryeqytetit, duke përfshirë Souq Waqif dhe Xhaminë e Artë.
Por të tjerët mund të zgjedhin të rezervojnë një dhomë në Oryx, një hotel në pronësi të Qatar Airlines, i vendosur afër portave C, D dhe E. Si një hotel i mrekullueshëm në një aeroport të mrekullueshëm që renditet rregullisht në krye të listës vjetore të Skytrax të më të mirëve në botë, nuk është e vështirë të thuhet se ky mund të jetë një nga hotelet tranzit më luksoz të planetit.
Për t’u regjistruar, pasagjerët duhet të tregojnë pasaportën dhe kartën e imbarkimit. Doha është një “aeroport i qetë”, që do të thotë se nuk ka njoftime gojore për portat e imbarkimit dhe pasagjerët pritet të përdorin ekranet ose aplikacionet e telefonit për të kuptuar se ku të shkojnë. Ata gjithashtu do të duhet të ndahen me rreth 450 dollarë amerikanë për qëndrim, dukshëm më e shtrenjtë se akomodimi i zakonshëm i një nate në Doha.
Duke qenë se aty qëndrojnë vetëm pasagjerët tranzit, pritja do të kontrollojë dyfish dhe trefish itineraret e pasagjerëve dhe do të ofrojë një thirrje zgjimi për t’u siguruar që ata janë zgjuar në kohë për të kryer fluturimin e tyre të radhës. Badr Mohammed Al Meer, shefi operativ për aeroportin thotw se:
Aeroporti Ndërkombëtar “Hamad” funksionon si një strukturë 24-orëshe, shtatë ditë në javë dhe për këtë arsye të gjitha pikat e kontaktit të pasagjerëve ndjekin të njëjtin afat kohor.
Oryx është i vetmi hotel brenda vetë aeroportit, duke e bërë atë një zgjedhje logjike për ata me pushime më të shkurtra dhe ka gjithashtu mënyra për të përjetuar hotelin pa rezervuar një dhomë. Udhëtarët mund të hyjnë në “qendrën e vitalitetit” të Oryx me një kosto prej 175 rial (48 dollarë) për person deri në katër orë. Hoteli ka simulator golfi, pishina SPA, hidroterapi, vaskë të nxehtë si dhe një pishinë. Kjo e fundit është 25 metra e gjatë.
Hoteli është në pronësi private që do të thotë se mysafirët mund të veshin rroba banje perëndimore. Ata gjithashtu mund të porosisin një koktej pranë pishinës, pasi alkooli lejohet. Hoteli ka 100 dhoma, të gjitha të shtrira përgjatë një kati. Rekomandohet të rezervoni paraprakisht.