Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcejnë. Por në një moment Graciano shkon pranë vajzave dhe merr në krah Françeska, të cilën e hedh në pishinë. Të njëjtin veprim bën edhe Çimi, i cili zgjodhi Erjolën për t’a hedhur në pishinë. Edhe pse Erjola bërtiste ‘jo’ që ai mos t’a bënte atë veprim, Çimi e hodhi në pishinë. Ky gjest nuk i ka pëlqyer moderatores së njohur, pasi teksa banori e tërhiqte drejt pishinës, asaj i dolën pjesët intime. Kjo gjë e ka acaruar shumë Erjolën, e cila pasi doli nga pishina u shpreh shumë e inatosur.
Erjola: Doja të kërceja dhe tani erdha të bëj dush. Doja të kërceja dreqin dhe tani të rri të bëj dush sërish dhe ta dalin brekët e mia në mes të Shqipërisë…më mori në krah dhe m’i nxorri të gjitha jashtë
View this post on Instagram
Së fundmi Meritoni ka pyetur banorin e ri se cilën prej banoreve brenda shtëpisë do të donte të kishte një njohje dhe se cila prej tyre i pëlqente si tip. Shkëlqimi ka treguar emrin e banores.