Aktualitet

Braktisen universiteti i Tiranës dhe Bujqësori, 3636 kuota të lira në 3 universitetet publike në kryeqytet!

Teksa pritet të shpallet lista e fituesve të të rinjve studentë në universitet, nga të dyja raundet e regjistrimeve, ajo çka u vu re është braktisja në masë e degëve të studimeve në 3 universitetet kryesore publike në vend.

Me përjashtim të 6 degëve të studimit që nuk kanë asnjë kuotë të lirë (degët e mjekësisë dhe arkitekturës), të tre universitetet në total numërojnë 3636 kuota të lira.

Numrin më të madh të kuotave të lira e ka universiteti i Tiranës, i cili duket se këtë vit nuk është preferuar nga të rinjtë maturantë, sidomos ata ekselentë.

Zgjedhjet e të rinjve fitues në universitet kanë qenë Universiteti Politeknik, konkretisht dega Arkitekturë, Arkitekturë dizajn dhe Arkitekturë urbanistikë, të cilët pas 2 raundeve të regjistrimit kanë 0 kuota.

Universiteti Politeknik ka shpallur 660 kuota të lira të cilat do të shërbejnë për të rinjtë që nuk kanë fituar në dy raundet dhe do të aplikojnë për formularin A1Z, data e të cilit akoma nuk është vendosur.

Ndërkohë, drejtësia ka shpallur 101 kuota, duke rënë ndjeshëm nga niveli i degëve të preferuara ndër vite në universitetin e Tiranës.

Sipas tabelës së bërë publike në portalin u-albania, degë si shkenca politike, kimi, kimi teknologji ushqimore, histori, gjeografi, gjuhë turke, kanë numrin më të lartë të kuotave të parealizuara.

Në fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar deri më tani 1025 maturantë, ndërsa janë edhe 175 kuota të parealizuara, ku më së shumti janë degët ekonomiks me 67 kuota të lira dhe administrim -biznes me 75 kuota.

Në universitetin e Mjekësisë janë të pambyllura edhe 146 kuota, teksa në degët farmaci, stomatologji dhe Mjekësi e Përgjithshme, kuotat janë realizuar në përfundim  të dy raundeve të regjistrimit.

Degë të cilat kanë akoma vende të lira janë Fizioterapia me 35 kuota të pambyllura, teknikë imazherie 20 kuota, teknikë laboratori 20 kuota, Higjienist dentar 26 kuota dhe dega ‘Shëndeti Publik’ 15 kuota.

Kurse në universitetin Bujqësor ajo çka vihet re janë degët që lidhen me bujqësinë, duke treguar dhe njëherë se me gjithë shpalljen nga qeveria të kësaj fushe si prioritare, duket që kjo nuk ka ngjallur interes tek të rinjtë.

Kështu, degë si menaxhim agrobiznes dhe menaxhim turizëm rural janë me numrin më të lartë të kuotave të lira, me nga 71 dhe 70 kuota secila, dega ekonomi dhe politika e zhvillimit rural 51 kuota të lira dhe shkenca e ushqimit 39 kuota e mjekësi veterinare me 40 kuota.

Universiteti i Tiranës

1987 kuota të lira

Shkenca politike 68

Kimi 52

Teknologji ushqimore 50

Histori 68

Gjuhe turke 51

Gjeograi 113

Drejtesi 105

Ekonomiks 67

Biologji 74

Administrim biznes 75

Administrim dhe politika sociale 54

Universiteti Politeknik

660 kuota të lira

Inxhinieri gjeolgjike 45

Mjedis 45, ekonomike, 43

Inxhinieri matematike 47

Materiale 62

Tekstili dhe mode 53

Burime minerare 48

Universiteti i Mjekësisë 146

Farmaci 0 kuota

Mjekësi e përgjithshme 0

Stomatologji 0

Fizioterapi 35

Teknike imazheri e laborator nga 20

Higjienist dentar 26

Shendet publik 15

Universiteti Bujqësor

846 kuota të lira

Mjekësi veterinare 40

Shkenca e ushqimit 39

Menaxhim agrobiznes 71

Menaxhim turizëm rrural 70

Ekonomi dhe politikat e zhvillimit rural 51

Inxhinieri agroushqimore 43