Aktori i njohur i Hollywood-it, Bradley Cooper, është shprehur në lidhje me varësinë e tij nga droga dhe alkooli, duke thënë se në pikën e tij më të ulët mendonte se do të vdiste. Megjithatë, vdekja e të atit si dhe ardhja në jetë e vajzës së saj me ish të dashurën, modelen ruse Irina Shayk, e ka ndryshuar atë. Në një intervistë të fundit me Bear Grylls, Bradley u shpreh:
Kam pasur disa vite ‘të çmendura’ sa i përket alkoolit dhe drogës, por asgjë nuk ka të bëjë me famën.
Aktori i “Limitless” iu kthye alkoolit dhe kokainës pasi preu ligamentin e tij dhe u largua nga seriali amerikan “Alias”, nga i cili më pas edhe ‘u pushua nga puna’. Në “Running Wild With Bear Grylls”, aktori pranon se vdekja e babait të tij pothuajse e hodhi atë nga binarët.
Mendova se duhet të përqafoj jetën që kam dhe të përpiqem të gjej një paqe.
Si një nga emrat më të mëdhenj në Hollywood, ylli është nominuar për “Oscar” për aktorin më të mirë tre herë, për “Silver Linings Playbook” si dhe shume çmime të tjera. Kujtojmë që Bradley dhe Irina sollën në jetë vajzën e tyre në mars të vitit 2017.
Rikujtojmë se, fëmijët e kompozitorit dhe dirigjentit Leonard Bernstein po mbrojnë portretizimin e aktorit Bradley Cooper të babait të tyre të ndjerë në një film të ardhshëm. Pas trailerit të parë për “Maestro” të publikuar këtë javë, disa kritikë në mediat sociale ngritën shqetësime se grimi i veshur nga Cooper për të portretizuar Bernstein në film përforcoi stereotipet e dëmshme antisemitike. Kritikë të tjerë ngritën pyetje në lidhje me kastinën duke marrë parasysh trashëgiminë e Bernstein. Ai lindi në Massachusetts nga emigrantë hebrenj nga Rusia. Cooper nuk dihet se është me prejardhje hebreje.