Celebrities Gossip Showbiz

Bradley Cooper shihet rrugëve të New Yorkut duke shitur sanduiçë!

Së fundmi aktori i Hollywoodit, Bradley Cooper, befasoi fansat e tij pasi u pa në qendër të New Yorkut duke shitur sanduiçë. Cooper bënte dhe shiste sanduiçe në West Village Market, i ndihmuar nga Danny DiGiampietro dhe Seth Braunstein nga ‘Angelos’ Pizzeria’. Kjo ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Filadelfia.

DiGiampietro postoi detajet nga profilet e tij në rrjetet sociale dhe vuri në dukje se Bradley është natyrshëm i talentuar për ‘ushqimet e shpejta’. U shfaqën edhe disa mikesha të njohura të aktorit, pikërisht Laura Dern dhe Gigi Hadid.

https://twitter.com/i/status/1733879244743471417

Sanduiçët kushtojnë afro dhjetë euro dhe të gjitha fondet e mbledhura shkojnë do të për bamirësi për njerëzit në nevojë. Kjo nuk është hera e parë që ylli i “A Star Is Born” bën veprime të tilla humane. Aktorë të tjera që kanë ndihmuar në këtë aspekt janë Drew Barrymore, Ryan Reynolds, Jennifer Lawrence, Leonardo DiCaprio, George Clooney etj.

Rikujtojmë se Bradley Cooper ka reaguar në lidhje me portretin e tij në filmin e ardhshëm “Maestro”, një biografi për kompozitorin legjendar Leonard Bernstein. Filmi, në të cilin Cooper gjithashtu ka punuar edhe për skenarin dhe është regjisor, do të ketë premierën e tij në Netflix më 20 dhjetor.

Megjithatë, ajo që ka qenë objekt polemikash që nga publikimi i trailerit të parë në gusht ishte hunda, disa kritikë që kundërshtuan përdorimin e një hunde protetike nga Cooper për të portretizuar Bernstein. Hunda protetike shkaktoi polemika kur Netflix publikoi fotot e prodhimit në qershor 2022. Kritikët ngritën shqetësime për ngjashmërinë me hundën e Bernstein.