Ylli hollivudian Brad Pitt pretendon se ish-partnerja e tij Angelina Jolie po planifikonte të shiste aksionet e saj në pasurinë Château Miraval si “hakmarrje” për betejën e tyre ligjore. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga Page Six, aktori pretendon se ata kishin rënë dakord më parë që kurrë nuk do të shisnin aksionet e tyre nëse nuk vendosnin ta bënin këtë së bashku. Megjithatë, kur ata u ndanë në vitin 2019, Jolie njoftoi se donte të “hiqte qafe” pronën franceze që bleu me Brad Pitt në 2008 për 30 milionë dollarë.
Përveç kësaj, ajo pranoi t’i jepte Pitt një pjesë më të madhe se sa i takonte, pasi kishte investuar më shumë para dhe kohë në pasuri. Megjithatë, në verën e vitit 2021, aktori zbuloi përmes avokatit të tij se Jolie i kishte shitur 50% të aksioneve të saj një oligarku rus, të cilin Pitt e kishte refuzuar më parë. Aktori pretendon se ish-bashkëshortja e tij ka bashkëpunuar fshehurazi pas shpine me Yuri Scheffler, i cili është edhe pronari i Stoli Group.
Regjistrimet e reja pretendojnë se arsyeja pse Jolie nuk pranoi t’i shiste aksionet e saj Pitt ishte hakmarrja, pas betejës së tyre ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Rikujtojmë se së fundmi Pitt ka shitur një pronë në një lagje ekskluzive të Beverly Hills në Los Feliz, duke fituar mbi 37 milionë dollarë. Pitt e kishte blerë pronën mbi 30 vjet më parë për më pak se 2 milionë dollarë. Pronën ylli i Hollivudit ia kishte blerë aktores Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë.