Showbiz

Brad Pitt vazhdon të transformohet, ja sa është dobësuar…

Brad Pitt është fotografaur në Los Angeles, fundjavën e kaluar dhe dukej tmerrsisht i dobët, i veshur me një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë me mëngë të gjata. Aktori është përpjekur të qëndrojë sa më larg qendrës së vëmendjes pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Sipas spekulimeve të shumta, dyshohet se divorci është arsyeja që Brad ka humbur në peshë. Megjithatë, ky ndryshim drastik mund të jetë për shkak të filmit të tij të ri “Ad Astra”, xhirimet e të cilit priten të fillojnë në korrik.