Fituesit e ceremonisë të çmimeve Oscar 2022, kësaj radhe do të mund të festojnë me një shampanjë të veçantë. Bëhet fjalë për rozenë e Chateau Miraval të prodhuar nga vetë aktori hollivudian Brad Pitt, megjithëse kandidatët patën fatin ta provojnë atë në 7 mars, gjatë drekës gala të organizuar nga Akademia e aktorëve. Gjatë edicionit të vitit të kaluar, përveç shisheve të sponsorit tradicional të shampanjës, Piper Heidsieck, protagoniste u bënë edhe dy verëra, një Chardonnay dhe një Cabernet Sauvignon, të prodhuara nga regjisori Francis Ford Coppola në rajonin e Sonomasë në Kaliforni.
Brad Pitt sjellim në vëmendje se ka filluar të prodhojë verëra që prej vitit 2020, ku ai u lidh me dy nga pjesëtarët më të spikatur të dinastive së familjeve të njohura Perrin dhe Peters. Vera rozë Fleur de Miraval doli në treg në 15 tetor të atij viti. I entuziazmuar aktori u shpreh për revistën ‘People’ se për të shampanja është simboli i festave, i shkëlqimit, prestigjit dhe luksit. Pitt u shpreh atë ditë se:
Champagne rozë është diçka më shumë. Jam shumë i kënaqur.
Historia e Chateau Miraval nis që në 2008, ku ai bashkë me ish-bashkëshorten Angelina Jolie blenë vreshtat dhe filluan prodhimin e verërave se bashku me enologun Marc Perrin. Ajo u kthye më pas në mollë sherri, pasi pas divorcit aktorja i shiti pjesën e saj miliarderit rus Yuri Shefler, në një kohë që kontrata nuk parashikonte asnjë veprim të tillë nga të dyja palët.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se së fundmi Leonardo DiCaprio ka blerë aksione nga marka luksoze “Champagne Telmont”, e themeluar në vitin 1912 për të prodhuar një shampanjë 100% organike. Champagne Telmont, së bashku me prodhuesit e saj partnerë të verës, ka vendosur synimin e saj në prodhimin e shampanjës 100% organike, duke siguruar një cikël jetë të prodhimit plotësisht të qëndrueshëm në vitet e ardhshme.