Celebrities

Brad Pitt në qiellin e shtatë; fiton gjyqin me Angelina Jolie

Aktori i famshëm Brad Pitt ka mundur t’ia arrijë qëllimit në përballjen e dhimbshme për fëmijët me ish bashkëshorten. Pas një beteje të gjatë gjyqësore prej 5 vjetësh, Brad Pitt ka fituar betejën për kujdestarinë e fëmijëve me Angelina Jolie.

Sipas raportimeve te mediave ndërkombëtare, mësohet se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndahet 50 – 50.  Ndërkohë duhet theksuar që ky vendim nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.

Sipas tabloidit “TMZ”, aktorja Angelina Jolie nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndërsa 57-vjeçari duket se është në “qiellin e shtatë”.

Aktorja e shëndërruar së fundmi edhe në producente dhe regjisore, kishte kërkuar që të merrte e vetme kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar te frazat që Brad nuk është një prind i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh hetim të hollësishëm dhe me profesionistë për fëmijë. Pas shpalljes së vendimit, Brad Pitt ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.