Brad Pitt ka filluar sërish takimet romantike gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie. Aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, tha një burim për People të mërkurën.
“Ai është duke dalë me të, por nuk është në një lidhje serioze”, tha burimi për ikonën e Hollywood-it, e cila më parë ishte martuar me Jennifer Aniston dhe fejuar me Gwyneth Paltrow.
Pas Jolie, ai u lidh me 29-vjeçaren polake Nicole Potur, e cila punon si modele, por marrëdhënia duket se ka qenë e shkurtër. Kjo lidhje e re vjen gjashtë vjet pasi ai u nda nga Jolie dhe tre vjet pasi u shpall ligjërisht beqar mes një beteje të ashpër për kujdestarinë për pesë nga gjashtë fëmijët e tyre. Fëmijët janë Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.
Kujtojmë se Brad zbuloi shumë në një intervistë të publikuar për edicionin e British GQ dhe u shpreh se ambiciet e tij për pjesën tjetër të jetës së tij janë më mistike sesa mund të kishim imagjinuar ndonjëherë. Gjatë intervistës, Pitt shpjegon se e la duhanin gjatë pandemisë pasi kuptoi se thjesht reduktimi i cigareve nuk do të mjaftonte, ai duhej t’i linte ato. Është një nga disa ndryshime rrënjësore që ai ka bërë në shëndetin e tij gjatë viteve të fundit.