Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se ylli hollivudian Brad Pitt është në një romancë me supermodelen e njohur Emily Ratajkowski, e cila tashmë është beqare pas ndarjes nga ish-bashkëshorti. Ndërkohë burime për aktorin tregojnë se çfarë mendon fitues i Oscar-it për modelen bukuroshe. Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime, një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë.
Kjo është një deklaratë e madhe për një marrëdhënie që është në fazat e fillimit, por burimi tregon se deri tani, ata po argëtohen. Emily së fundmi u divorcua nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard pasi ai thuhet se e tradhtoi. Sipas miqve të saj, modelja ka vendosur të vazhdojë jetën dhe e ka harruar Sebastanin.
Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në New-York pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën. Risjellim në vëmendje se modelja ka një djalë të vogël nga martesa me producentin e njohur. Bukuroshja ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë me prezantuesen Ellen DeGeneres, Emily kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë.
Ndërkohë, beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt në lidhje me kantinën e verës vazhdon ende. Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai dhe një grup miqsh nisën një fushatë për të “marrë kontrollin” e kantinës franceze që ata blenë si çift”.