Brad Pitt duket se ka gjetur sërish lumturinë. Bëhet fjalë për Ines de Ramon e cila kishte kohë që përflitej se kishte ‘pushtuar’ zemrën e aktorit. Çifti nuk kishin bërë asnjë dalje publike së bashku dhe fotot e vetme të tyre së bashku vijnë nga paparacët që i ndjekin.
Brad Pitt and partner Ines de Ramon spotted enjoying a beach stroll in Santa Barbara, sparking joy among fans.
Read more on https://t.co/irf9Mwy7ow#BradPitt #InesdeRamon #SantaBarbara #CelebrityCouple #Hollywood pic.twitter.com/n0LndU3M71
— shorts91 (@shorts_91) May 3, 2024
Në këtë video të re që është publikuar nga mediat e huaja, Pitt dhe de Ramon ecin për krah njëri-tjetrit në një plazh në Santa Barbara. Sipas revistës së njohur People, kjo video dhe fotot e tyre së bashku në plazh i përkasin 29 Prillit. 60-vjeçari dhe 31-vjeçarja shkëmbejnë disa përqafime të ngrohta gjatë shëtitjes së tyre. Shkurtin e kaluar, një burim i afërt për People bëri të ditur se çifti po jetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur. Thashethemet për një lidhje të mundshme lindën në nëntor të 2022 kur paparacët i panë së bashku në një koncert.
Rikujtojmë, se ylli i kinematografisë fitoi së fundmi raundin e fundit në mosmarrëveshjen e tij pronësore me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, për vreshtin e tyre francez prej 500 milionë dollarësh. 60-vjeçari është shfaqur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Château Miraval, duke pretenduar se ai duhet të kishte shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronarit të gjigantit rus të vodkës Stoli.
Ndërkaq, së fundmi Angelina Jolie pretendon se Brad Pitt ishte i dhunshëm, duke e abuzuar fizikisht në vitin 2016, gjë që çoi në kërkesën e saj për divorc. Në dosjen e re, avokatët e Jolie bëjnë këtë pretendim:
Ndërsa historia e Jolie e abuzimit fizik nga Pitt filloi shumë përpara udhëtimit me avion të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Anxhelos, ai fluturim shënoi herën e parë që ai dhunoi fëmijët, duke detyruar Jolie të nisë procedurat e divorcit.