Celebrities Film & Tv Showbiz

Brad Pitt dhe Lewis Hamilton së bashku në projektin e ri filmik?!

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, duket se ka marrë përsipër për të prodhuar një film të suksesshëm të Formula 1 me aktorin e njohur Brad Pitt. Interesi për “Formula 1” ka shpërthyer vitet e fundit, jo pak falë suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili solli një mori fansash të rinj nga SHBA.

Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të këtij filmi. Ndërsa ylli i Hollywood-it tashmë është konfirmuar si aktori kryesor i projektit ende të pa titulluar, shtatë herë kampioni i F1, Lewis Hamilton përflitet gjithashtu për një rol në film.

Mbeten dyshime mbi të ardhmen e Hamiltonit në F1 pas një përfundimi të hidhur zhgënjyes në fushatën e vitit 2021 për pilotin e Mercedes. Dhe nëse ai vendosi të largohej nga sporti përpara fushatës së 2022, filmi i ardhshëm i Formula 1 do të ishte një mundësi reale për të.

Kjo pasi piloti britanik pranoi në vitin 2019 se do të ishte i interesuar t’i bashkohej një projekti të madh në të ardhmen. Në një intervistë për ESPN, Hamilton tha:

Nuk e di nëse do të jem i mirë në aktrim. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provoj. Ju shikoni shumë njerëz që e bëjnë këtë dhe nuk janë vërtet të mirë… dhe e di sa e vështirë është për çdo zanat, sepse më janë dashur vite për të zotëruar atë që bëj. Unë e di në çdo gjë, sido që të jetë, për të zotëruar një zanat kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Por duke qenë se e kam përjetuar atë në F1, e kuptoj dhe e vlerësoj atë.

Rikujtojmë se, aktori 57-vjeçar është bashkuar me producentin muzikor dhe fituesin e çmimit “Emmy”, Damien Quintard për të rihapur ‘Miraval Studios’, objekti legjendar i regjistrimit të vendosur në Chateau Miraval në Correns, Francë, që ka organizuar sesione për Pink Floyd, Sting dhe Cranberries. Studioja muzikore, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Chateau Miraval, Jacques Loussier, mbeti kryesisht i papërdorur për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të regjistruar këngë të reja. Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se ai u përshtat menjëherë me Pitt kur të dy u takuan në Paris.