Yjet e Hollivud-it, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë çifti më i preferuar për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, pas ndarjes së tyre, lindën shumë ndryshime, veçanërisht në aspektin e prindërimit.
Aktori i njohur Pitt, ka diskutuar rreth ndarjes me Jolie dhe mënyrës së prindërimit. Ai shprehet se është shumë e frikshme për fëmijët, kur papritur familja ndahet.
Kohët e fundit, Brad Pitt, ka dhënë një intervistë duke diskutuar sërish çështjen e divorcit. Sipas tij, në gjykatë nuk fiton asnjëra palë, e vetmja gjë që merr është lëndimi dhe shkatërrimi. Një avokat e kishte këshilluar Pitt, se i gjithë investimi për vite me rradhë në gjykatë shkon për një ndarje që thjesht të çon në urrejtje.
Pra, mesa duket Brad Pitt, është menduar gjatë dhe është tërhequr për momentin nga divorci me bashkëshorten e tij, Angelina Jolie edhe pse çështja është ende në gjykatë. Kujtojmë, se çifti u martuan në gusht të 2014-s.