Aktualitet Politikë

Braçe i përgjigjet opozitës në Kuvend: Kemi probleme pafund, por çmimet nuk janë rritur!

Deputeti socialist Erion Braçe ka marrë fjalën në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të opozitës për rritjen e çmimeve, pensioneve të ulëta dhe borxhit publik.

Dëgjova që thonë qytetarët po paguajnë çmime të larta, në krahasim me kë? Një vit më parë? Jo janë më të ulëta. Dy vite më parë, jo? A paguajmë më shumë se vendet e BE për ushqimet po, po taksat nuk janë rritur. Kemi një problem tregu që nuk e përcjellin deri në fund politikën fiskale se duan të përfitojnë për vetë. Edhe thoni po marrin çmime më të larta, edhe thoni mos i merrni taksa të lart atyre.

Dështim me skemën e pensioneve. Kush e tha? Po prit se kam folur unë para zotërisë, edhe në komision tha atë, reformat e bëra më përpara kanë krijuar probleme me pensionet. Ajo historia në 1993 kush kishte dalë më përpara në pension duhet të vdiste. Në 2014 e bëmë ne gabim dhe çfarë dolën para 2013 sot vuajnë. A kemi problem, po! Ka dhe Italia, dhe Gjermania se bëni dhe si tifozë. A duhet adresuar, po. A jemi vonë, po jemi vonë. E fundit, paga minimale nuk është taks, shkon te ai që punon. Paga minimale, janë të ardhurat minimale. Ne i kemi me tatim zero, kush më tregon pagat minimale dhe taksat të shohë që andej paguam tatime, këtu e ke zero. Mos bëjmë tani sikur nuk shikoni shifrat.

Thuhet borxhi ka rënë për shkak të kursit. Deficiti primar është në terma pozitiv dhe është tregues që trajektorja e borxhit po shkon poshtë. Unë kam vërejtje sepse në planifikim kemi probleme të mëdha. Fermerët shpirti ua di nga i nxjerrin financimet për ato që hamë unë dhe Dashi në pjatë, tha Braçe.