Sport

Botërori 2030, tri vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA!

Dosja e aplikimit të Kandidaturës së përbashkët të Marokut, Portugalisë dhe Spanjës për organizimin e Botërorit 2030 u dorëzua zyrtarisht në bordin e FIFA-s, në një aktivitet të zhvilluar sot në ambientet e organizatës në Paris.

Gianni Infantino, president i FIFA-s, mori dosjen nga drejtuesit e delegacioneve të tri federatave të përfshira: Fouzi Lekjaa (Marok), Fernando Gomes (Portugali) dhe Álvaro Miguel (Spanjë).

Me ambicien e organizimit të një turneu “për futbollin, për botën, për të ardhmen”, kandidatura drejtohet nga slogani “Yallavamos”, i cili simbolizon një përpjekje proaktive për të promovuar futbollin në mbarë botën dhe që tashmë është e dukshme në disa aksione në rrjetet sociale.

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës për meshkuj do të luhet në dy kontinente, për të shënuar njëqindvjetorin e ngjarjes.

Dosja e kandidaturës, e cila detajon në mënyrë shteruese vizionin dhe planifikimin teknik në drejtim të transportit, akomodimit dhe sigurisë, paraqet edhe qytetet pritëse dhe stadiumet e propozuara nga të tri vendet.