Më shumë se një miliard njerëz janë prekur nga obeziteti sot nëpër botë siç tregon studimi më i fundit i publikuar nga revista prestigjioze shkencore The Lancet.
Këtu përfshihen rreth 880 milionë të rinj dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022. Niveli më i lartë i mbipeshës rezulton në Tonga, ku shifrat janë alarmante e ku rezulton se gati 70-80 për qind e të rinjve jetojnë me obezitet. Ekipet ndërkombëtare të shkencëtarëve kanë thënë se ekziston nevojë urgjente për ndryshime masive në mënyrën e luftimit të obezitetit.
Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, përfshirë ato të zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancereve. Raporti tregon se Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 10-të në botë për obezitet te burrat dhe në vendin e 36-të për gratë. Hulumtuesi i lartë, profesori Majid Ezzati, nga Kolegji Imperial i Londrës, i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se “në shumë prej këtyre vendeve, janë dy mundësi, qasja në ushqim të shëndetshëm dhe ushqimi i pashëndetshëm”.
“Në disa raste kemi parë fushata agresive të marketingut, duke promovuar ushqime të pashëndetshme, derisa çmimi dhe qasja në ushqimet e shëndetshme mund të jetë më problematike”. Në krahasimin mes vitit 1990 dhe 2022, rezulton se shkalla e obezitetit është katërfishuar në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Sa u përket të rriturve, norma është më shumë se dyfish më e madhe te gratë dhe gati trefish më e madhe te burrat.