Aktualitet

Bota e modës në zi, shuhet stilisti i njohur francez, Thierry Mugler!

Së fundmi një lajm i trishtë na vjen nga bota e modës. Stilisti i njohur francez Thierry Mugler ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare dhe vdekja e tij ka ndodhur nga “shkaqe natyrore”, kjo sipas agjentit të tij Jean-Baptiste Rougeot. Faqja zyrtare e stilistit ka njoftuar në rrjetin social Facebook se:

Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022.

Thierry njihej për krijimet e mrekullueshme të të cilat transformuan modën. Mugler, emri i plotë i të cilit është Manfred Thierry Mugler, ka punuar me yjet botërorë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë: Madonna, Beyonce, David Bowie, Nicole Kidman, Sharon Stone, George Michael, Diana Ross, Lady Gaga, Rihanna, Cardi B, Jerry Hall, Katy Perry, Linda Evangelista, Demi Moore, Megan Fox, Miley Cyrus, Cindy Crawford, Tyra Banks, Reese Witherspoon, Robin Wright dhe Bella Hadid. Përdorimi i korsesë nga Mugler dhe qasja e tij e ekzagjeruar ndaj trupit të femrës kanë qenë në qendër të kritikave dhe ai zgjodhi të përgjigjej duke shprehur se:

Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kenë një realizim të plotë të vetvetes. Gjithmonë kam qenë i magjepsur nga trupi i njeriut dhe kam dashur të bëj eksperimente.

Një nga dukjet e tij më të fundit ishte veshja e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian në ‘Met Gala’ në vitin 2019, një fustan i ngushtë lëkurë që dukej sikur po pikonte ujë. Në vitin 2019, stilisti ishte subjekt i një ekspozite të madhe retrospektive, ‘Thierry Mugler: Couturissime’, e cila debutoi në Montreal përpara se të bënte turne në Paris në 2021. Dizajneri pritej të shpallte bashkëpunime të reja në fillim të kësaj jave.