NBA zhvilloi ndeshjet e radhës çerekfinale në play-off , me nga një duel në secilën Konferencë.
Në Lindje surprizë ishte humbja e Boston Celtics nga Miami Heat me rezultatin 101-111, duke i dërguar në 1-1 ndeshjet e tyre në play-off.
Pikashënuesi më i mirë ishte Tyler Herro i miqve, i cili kompensoi mungesën e Butlerit me 24 pikë (6/11 nga distanca) dhe 14 asistime, duke i bërë të gjithë shokët e tij që të jepnin më të mirën. Ai u ndoq nga Martin (21) dhe Adebayo i cili e mbylli me 21 pikë dhe 10 kërcime përpara Jaquez Jr. (14) dhe Jovic (11).
Mbrëmja nga ana tjetër ishte shumë e komplikuar për Celtics. Bostoni gjeti 33 pikë me Jaylen Broun dhe 28 nga Tatum, por asnjë nga bashkëlojtarët e tyre nuk arriti t’u japë mbështetje dy yjeve. Ndeshja e tretë do të luhet të dielën në mesnatë me orën shqiptare.
Në Oklahoma, Thunders fituan me diferencë 124-92 kundër Pelicans dhe e dërgojnë sërinë e ndeshjeve në 2-0.
BOSTON CELTICS-MIAMI HEAT 101-111 (1-1)
OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS 124-92 (2-0)
Cerekfinalet në NBA
Konferenca e Lindjes
Cleveland – Orlando, (2-0)
New York – Philadelphia, (2-0)
Boston 101 – 111 Miami (1-0)
Milwaukee – Indiana, (1-1)
Konferenca e Perëndimit
Minnesota – Phoenix, (2-0)
Denver – Lakers, (2-0)
Clippers – Dallas, (1-1)
Oklahoma 124 – 92 New Orleans (1-0)