Prej kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes Borës dhe Atdheu, megjithëse prezantuesja vazhdimisht ngulmon se ajo është ‘single’ dhe se mes tyre nuk ka asgjë. E duket se këto spekulime kanë ndikuar tek të dyja palët, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” i ftuar së fundmi në një intervistë teksa është pyetur në lidhje me këtë temë, si rrallëherë ka zgjedhur të tregohet shumë i rezervuar, edhe pse sërish nuk mohoi asgjë.
Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër. Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë.
Së fundmi bëri shumë bujë në media një video e Borës dhe Atdheut teksa qëndrojnë bashkë, ku Bora shfaqet teksa tymos duhan dhe duken shumë afër njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj të gjitha portalet ‘shpërthyen’ duke hedhur dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Këto thashetheme e revoltuan shumë Borën, e cila zgjodhi të reagojë me anë të një Instastory duke hedhur poshtë dyshimet dhe duke treguar se video është filmuar para dy muajve gjatë turit të “Për’Puthen”.
Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Video e “kapjes mat” është hedhur para nja 2 muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat.
Rikujtojmë se, pak ditë më parë Atdheu ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij, teksa ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?” Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë nisën të shkruajnë duke hedhur komente për Borën, por ajo që e plotësoi gjithë këtë ishin ato që Atdheu shkruajti, duke e pranuar haptazi që është Bora vajza që dashuron.