Celebrities Showbiz

Bora Zemani nuk resht së na befasuari! Vjen me një pamje ndryshe dhe duket shumë e bukur!

Bora Zemani, një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, ka arritur të ndihmojë në transformimin e peizazhit të televizioneve shqiptare me karrierën e saj të suksesshme. Së fundmi ajo ka shkëlqyer në emisionin e saj të njohur “Cherry on Top”, një shoë që ka arritur të kapë vëmendjen e audiencës me përmbajtjen e tij inovative dhe argëtuese. Ky emision, i cili është shndërruar në një fenomen në mediat sociale, ofron një gamë të gjerë temash dhe përfshin intervista me figura publike, debate të nxehta dhe momente humoristike.

Një nga elementët që e ka ndihmuar Bora Zemanin të qëndrojë në qendër të vëmendjes është ndryshimi i saj i stilit. Ajo ka bërë një ndryshim radikal në pamjen e saj, duke kaluar nga flokët e zeza në një nuancë të ndezur të kuqe. Ky ndryshim nuk është vetëm një transformim i pamjes fizike, por edhe një reflektim i evoluimit të saj si personazh publik dhe si figura në media.

Duket se ndryshimeve nuk i kishte ardhur fundi pasi ditën e sotme ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë me ndjekësit pamjen e saj më të re. Ajo duket se ka bërë një ndryshim në ngjyrën e flokëve sërish e këtë herë duke anuar më shumë nga ngjyra bionde. Moderatorja ishte kthyer prej disa javësh tashmë në një ngjyrë të ëmbël kafe të lehtë, si në mjaltë, mesa duket vendosi t’i shtonte disa fije më të hapura që të japin ndjesinë e rërës së bregdetit, ku ajo duket e mrekullueshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)


Si mendoni ju, a i shkojnë flokët në këtë ngjyrë Borës apo duhet të kthehet tek ngjyra e zezë karakteristikë e saj?