Romeo dhe Donald Veshaj do të fillojnë rrugëtimin e tyre në Top Channel me emisionin e tyre me frazën e famshme të Donaldit tanimë, “Më lër të flas“. Nga 29 prilli, çdo të premte dyshja më e përfolur e momentit do të jenë pjesë e medias tonë më të dashur.
Romeo Veshaj ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ku ka folur rreth emisionit më të ri që do të fillojë nesër. Ai ka treguar që do të kenë një skenë shumë të madhe ku çdo puntatë do të ketë edhe një publik prej 150 personash, ndërsa tha se do të ketë të ftuar ‘bombë’.
Në puntatën e parë të ftuarit e parë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetik. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrëzohem. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të “BBV” por jo që të flitet vetëm për të.
Në një lojë të bërë gjatë emisionit, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani, por ai refuzoi të përgjigjej nxjerrë tabelën “Mos më bëj të flas”. Na mbetet për të parë nëse ekziston kjo mundësi që moderatorja të jetë pjesë e emisionit në episodet në vazhdim.