E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatorja Bora Zemani. Kjo intervistë ekskluzive vjen në prag të emisionit më të ri në Top Channel, “Piramida”, ku ajo është në drejtimin e këtij spektakli. Për disa detaje më shumë dhe duke na zbuluar se çfarë do të shohim në këtë show që vjen për herë të parë në Shqipëri, vijoni për të lexuar intervistën e plotë të saj.
Si janë këto orë përpara transmetimit të këtij emisioni kaq të madh për të?
Shiko, unë jam tek grimi tani njëherë. I kam urdhëruar njerëzit që të mos pipëtijë njeri.
Kush është në qendër të piramidës?
Në qendër të piramidës është familja shqiptare. Se e thashë si slogan të gjithë këtë, por në çdo puntatë do të jenë dy familje që përballen me njëra-tjetrën që do të kalojnë raunde të ndryshme me quizz-e, me gjëra të tilla. Natyrisht për t’u argëtuar në radhë të parë, por sikur kalon në plan të dytë kur bëhet fjalë për të fituar shumë para.
Sa shumë para mund të fitohen?
Potenciali i lojës është deri në 30 mijë euro çdo puntatë. Kështu që sado që e nisin mbarë puntatën me njëri-tjetrin dhe thonë jemi bashkë me njëri-tjetrin, unë deri në fund kam përshtypjen se gjakrat nxehen.
Do të fitohet gjithmonë në çdo puntatë në këtë program?
Shiko, njëra nga skuadrat duhet ta fitojë sesbën. Loja është e ndërtuar në katër raunde dhe deri në raudin e tretë duhet jetë zbuluar se cila familje shkon në raundin e katërt.
Pra, dy familje të mëdha do të përballen me njëra-tjetrën, secila për të synuar çmimin e madh. “Piramida”, sot në orën 19:00 në ekranin e Top Channel.
View this post on Instagram