Ajo është një ndër moderatoret e cila muajt e fundit ka qënë në fokus të medias për shkak të daljes së përditshme në ekranin e Top Channel në spektaklin “Për’puthen”.
Siç e keni mësuar edhe nga titulli i këtij artikulli, bëhet fjalë për Bora Zemanin emrin e të cilës po ta kërkoni online do ju shfaqen pa fund lajme mbi vogëlushin e saj Arborin, ndarjen nga Dj i mirënjohur Vin Veli dhe së fundmi dhe ndarjen nga Donaldo Veshaj.
Prej pak kohësh tashmë thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe shkak për këtë ishte xhelozia e tepërt. Ajo çfarë thuhet është se Donaldi është shpërngulur nga shtëpia ku ata bashkëjetonin prej muajsh dhe menjëherë më pas kanë fshirë fotot që kishin me njëri-tjetrin në Instagram e duke e mbyllur këtë kapitull me një ‘unfollow’.
Mbrëmjen e kaluar Bora ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Prive’ ku ka folur për jetën e saj private…ose më saktë nuk ka folur! Ja çfarë ka thënë ajo konkretisht;
Unë nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të jap një përgjigje për të shuar atë kuriozitetin që kanë njerëzit. Kam folur disa herë për jetën time personale por do të kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale.