Këtë herë duket që krisja në lidhje mes Borës dhe Donaldit të jetë mjaft serioze. Nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre, por sipas Panorama Plus, ata kanë arritur deri në pikën sa t’i japin fund dhe bashkëjetesës.
Nuk është pohuar ende asgjë nga asnjë palë, por heqja e fotove dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale është një shtysë e madhe për të besuar se mes tyre gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.
Nuk dimë se çfarë do të ndodhë me dyshen e shumëpërfolur, na mbetet vetëm të presim.