Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Para pak javësh moderatorja vendosi që të reagojë duke u shprehur se për momentin mes saj dhe Donaldit nuk ka asgjë, megjithëse pranoi se nga ana e këtij të fundit ka pasur kërkesë falje si publikisht dhe personalisht.
E, mesa duket këto hapa nga ana e aktorit paskan funksionuar. Mbrëmjen e kaluar stilisti i njohur Valdrin Sahiti organizoi një sfilatë ku prezantoi koleksionin e tij pranverë/verë 2022. Të pranishëm kanë qenë emra të njohur të showbiz-it dhe jo vetëm. Dy prej tyre madje ishin dhe Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Në festën e organizuar, fansat nuk mund të rrinin pa vënë re dyshen dhe po aludohet se madje ata kanë shkuar bashkë në event. Fansat kanë mundur të sigurojnë dhe video teksa të dy shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ç’të jetë thënë mes tyre vallë? A mund ta quajmë se ata kanë thyer akullin dhe janë rikthyer bashkë? Apo thjesht kanë vendosur të mbeten miq? Na mbetet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë mes tyre në vazhdim.
Për sa i përket emisionit të ri të vëllezërve Veshaj që transmetohet çdo të premte në ekranin e Top Channel “Më lër të flas”, në një lojë të bërë gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ku Romeo ishte i ftuar, ai u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani, por ai refuzoi të përgjigjej duke nxjerrë tabelën “Mos më bëj të flas”. Na mbetet për të parë nëse ekziston kjo mundësi që moderatorja të jetë pjesë e emisionit në episodet në vazhdim.