Bota

Bombarduesit amerikanë stërviten duke u ulur në autostradën e Finlandës!

Këto janë pamjet nga ulja spektakolare e një avioni F-35A të Forcave Ajrore të SHBA-së, në një autostradë në Finlandë.

Operacioni u krye më pas nga një F-35 e dytë. Në dukje u mendua se ishte ndonjë defekt apo avari që detyroi pilotin të bënte ulje emergjente në rrugë, por më tej u sqarua se ishte një stërvitje ushtarake.

Avionët luftarakë morën pjesë në stërvitjet vjetore të Forcave Ajrore Finlandeze, të quajtura “Baaba2024”, bashkë me forcat amerikane.

https://youtube.com/shorts/HTrHXl6bbyc?si=uAiy0J2XJ6LkZ-UN