Sport

“Bomba” nga Spanja trondit Milan-in, Barcelona bëhet gati për të transferuar Rafael Leão!

Një lajm i bujshëm i ardhur së fundmi nga Spanja ka “tronditur” Milan-in, me Barcelona-n që po përpiqet të transferojë Rafael Leaon. Lajmin e ka bërë të ditur “Mundo Deportivo” që raporton se katalanasit po bëjnë gati një ofertë prej 90-100 milionë euro për të bindur klubin kuqezi.

Pasi nuk arriti dot të sigurojë dot shërbimet e Nico Williams, duket se klubi blaugrana po gjen zgjidhje te portugezi i Milan-it, që vitet e fundit ka treguar se është një nga liderët e skuadrës. Gjithsesi gjërat nuk do të jenë të lehta për Barcelona-n, pasi Milan do të kërkojë si fillim të gjejë një zëvendësues për 25-vjeçarin përpara se ta shesë.

Laporta kërkon të bindë “Djallin” duke ofruar dy lojtarë plus shumën e mbetur, teksa nga ana e sulmuesit shihet një dëshëri për t’u transferuar në Spanjë, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”. Në rast se nuk arrihet te Leao, atëherë Barcelona do të tentojë Kingsley Coman të Bayernit, ose Federico Chisan të Juventus-it.

Ditët e fundit, marrëdhënia e Williams me Barcelonën ka shkuar “në kulm”, por sulmuesi i Bilbaos nuk ka folur deri më tani publikisht për planet për të vijuar me Billbaon edhe në sezonin e ri, apo për të veshur fanellën e Barcelonës ku do të gjejë dhe mikun e tij, Lamine Jamal. Kujtojmë se klauzola e largimit të tij nga Bilbaos është 58 milionë euro.