Mes telasheve dhe probleme që këngëtarja e njohur Shakira po kalon, një tjetër “bomb” po qarkullon nëpër media teksa një djalë misterioz po pretendon se është djali i artistes. Një i ri kolumbian i quajtur Pedro ka siguruar se është djali i madh i këngëtares, i lindur nga një lidhje e vjetër e yllit të pop-it me aktorin Santiago Alarcon. Ka qenë ky i fundit, ai që foli i pari për këtë çështje në mediat e Amerikës së Jugut, duke mohuar gjithçka:
Ky djali më mundon prej muajsh, më persekuton. Thotë se e kam dhënë për birësim në vitin 1992 dhe më ka kërkuar dëmshpërblim prej 835 milionë pesos.
Në fillim të viteve 90-të, Alarcon ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa Shakira ishte një 15-vjeçare që ëndërronte të futej në botën e muzikës. Aktori gjithashtu përsëriti se nuk e kishte takuar kurrë yllin e pop-it, e cila për momentin nuk e ka komentuar ende këtë histori.
Rikujtojmë, se së fundmi ylli i pop-it ka nisur xhirimet e videoklipit të saj më të ri me këngëtarin Ozuna. Xhirimet janë bërë brenda një supermarketi dhe kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Por po thuhet se me këtë këngë Shakira do të thumbojë ish-partnerin e saj, Gerard Pique.
Risjellim në vëmendje se Shakira dhe futbollisti Pique pasi i dhanë fund marrëdhënies 12-vjeçare duket se nuk po kalojnë ditët më të mirë teksa të gjithë mediat dhe paparacët janë me ‘sytë’ tek ta. Së fundmi, ish-çifti i famshëm do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë. Ndërkaq, fotografi Jordi Martin ka pohuar se ka diçka që i përket Shakira-s dhe ajo është në në zyrat e Pique në selinë e “Kosmos”.