Food & Drink Health & Beauty

Boll u ankuat se çdo gjë që hani ju shëndosh, këto ushqime mund t’i shijoni pa asnjë pendim!

Vajzat dhe gratë gjatë gjithë kohës duan të kujdesen për veten dhe trupin e tyre. Nëse shtojnë kilogramë ato menjëherë fillojnë të ndjekin dieta drastike ku herë pas here ndërpresin dhe ushqimin. Nuk qëndroni dot pa ngrënë ndonjë gjë edhe midis vakteve, por nuk doni as të shtoni në peshë?

Nëse keni frikë nga shtimi në peshë dhe keni frikë të hani ushqim ndërmjet vakteve kryesore për shkak të tij, vjen një lajm i mirë. Ka ushqime që mund t’i shijoni pa asnjë pendim pasi nuk do të lënë gjurmë në belin tuaj për sa kohë që pjesën tjetër të kohës mbani një dietë të ekuilibruar dhe ushtroni rregullisht.

1.Shalqiri

Shumica e frutave nuk kanë shumë kalori dhe ju mund të konsumoni shalqi sa herë të doni dhe sa shumë të dëshironi. Është i pasur me ujë dhe ndihmon tretjen tonë si dhe në djegien e kalorive. Përveç kësaj, përmirëson cilësinë e lëkurës. Mund ta hani të freskët si dhe në formë të ‘smoothie’.

2.Sallatat

Perimet në sallatë do të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rrisin ndjesinë e ngopjes. Lakra, spinaqi, brokoli dhe lulelakra, janë aleatë të njohur në luftën kundër peshës së tepërt. Janë të pasur me lëndë ushqyese dhe janë shumë të shëndetshme.

3.Farat

Farat e kungullit dhe lulediellit janë plot me lëndë ushqyese dhe bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj. Ato mund të konsumohen në mëngjes ose në darkë dhe janë një shtesë e shkëlqyer për sallata, bollgur ose ‘smoothie’. Kanë kalori të ulëta dhe janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme dhe mikronutrientëve, kështu që mund të merren çdo ditë.

4.Kokoshkat

Mund të habiteni që kokoshkat janë në këtë listë, por po, ato mund të konsumohen edhe pa frikën e shtimit në peshë nëse nuk i shtoni gjalpë dhe shumë kripë. Kokoshkat nuk kanë shumë kalori, por kanë një përmbajtje të lartë fibrash. Përveçse shtypin oreksin, ato forcojnë ndjesinë e ngopjes më shumë se ushqimet e tjera të njohura.

Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup. Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet. Rastet e rënda mund t’ju çojnë edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtohen edhe veshkat ose probleme me sistemin nervor.