Showbiz

Boksieri Robin Krasniqi humb një ndër personat e shtrenjtë për të!

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë. Në një postim prekës në Instagram, ai shprehu dhimbjen e tij duke e cilësuar të atin si një mbështetës të jashtëzakonshëm në jetën dhe karrierën e tij.

Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë!

Boksieri, i cili nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e vdekjes, shprehu se do ta mbajë gjithmonë të atin në zemër dhe shpreson që e ka bërë krenar. Ai përshkroi marrëdhënien e ngushtë me babain e tij, duke e cilësuar si këshilltarin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti. Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që kam arritur buron nga mirësia dhe burrëria jote

Në fund, ai falënderoi Zotin për çdo moment që kaloi me të atin dhe u shpreh se do ta ruajë gjithmonë kujtimin e tij.

U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë.