Qeni më i vjetër në botë po jeton në të 30-at e tij. Bobi, një qen portugez i cili u shpall qeni më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness në shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 31-të javën e kaluar, sipas një njoftimi për shtyp nga Guinness. Familja e Bobit planifikoi një festë ditëlindjeje të shtunën në shtëpinë e tij në Conqueiros, një fshat rural në Portugalinë jugore.
Pronari i tij, Leonel Costa, i tha Guinness se do të jetë një festë “shumë tradicionale” portugeze. Mbi 100 njerëz do të marrin pjesë dhe një trupë vallëzimi do të performojë, sipas njoftimit për shtyp. Costa i tha Guinness se Bobi ka gëzuar shumë vëmendje që kur u kurorëzua si qeni më i vjetër në botë.
Kemi pasur shumë gazetarë dhe njerëz nga e gjithë bota për të bërë një foto me Bobin.
Ai shtoi se qeni i moshuar ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe së fundmi iu nënshtrua një kontrolli për shkak të shqetësimeve të Costa-s për stresin e vizitorëve të shpeshtë. Në njoftimin për shtyp ai u shpreh:
U bënë shumë fotografi dhe atij iu desh të ngrihej e zbriste shumë herë. Nuk ishte e lehtë për të.
Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo, një racë e qenve portugez të trajnuar për të ruajtur bagëtinë, sipas pronarit të tij. Teksa është rritur, ai ka pasur vështirësi në ecje dhe gjithashtu ka pësuar rënie të shikimit. Costa ia atribuoi jetëgjatësinë e qenit të tij pjesërisht “mjedisit të qetë dhe paqësor” ku ai jeton. Përveç që është qeni më i vjetër që jeton aktualisht, Bobi është gjithashtu qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë, sipas Guinness. Costa ishte vetëm 8 vjeç kur lindi qeni i tij.
Bobi është i veçantë sepse ta shikosh është si të kujtosh njerëzit që ishin pjesë e familjes sonë dhe për fat të keq nuk janë më këtu, si babai im, vëllai im apo gjyshërit e mi që tashmë janë larguar nga kjo botë.