Influencuesja e famshme Sophia Barclay gjatë një interviste në programin televiziv brazilian “Chupim” tha se “Neymar bëri seks me Pedro Scooby”. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një feste private që sulmuesi i PSG-së zhvilloi gjatë pandemisë së COVID-19.
Neymar u ka kërkuar të ftuarve në shtëpinë e tij që të dorëzonin të gjithë telefonat e tyre, megjithatë, ai nuk mundi ta pengonte të renë të fliste, e cilia ishte një nga të ftuarat e tij në festë. “Të dy bënin seks me njëri-tjetrin. Ne ishim aty të gjithë, ata të dy filluan të putheshin, të gjithë ne putheshim me njëri-tjetrin, nuk kishte kufij”,-tha ajo. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.
Së fundmi superylli brazilian ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë. Sulmuesi dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije. Ylli i Paris Saint-Germain dhe influencuesja braziliane janë bashkë, por jetojnë të ndarë. Ata nuk janë një çift normal dhe mediat në Brazil shkruajnë se Neymar nuk është besnik ndaj saj dhe bukuroshja ia lejon. Siç shkruajnë mediat, futbollisti e ka tradhtuar Bruna-n në Rio pak muaj më parë, konkretisht ditën e Shën Valentinit dhe më pas 29-vjeçarja vendosi rregulla për tradhtinë e tij.