Bota Botë e Çuditshme

Blogeri gjobitet me 1800 euro, fotografoi në një nga plazhet më të bukura në Evropë!

Blogeri Rogerio Guia nga Dubai u gjobit me 1800 euro për hyrjen në plazhin e mbrojtur Spiaggia Rosa ose Pink Beach në Sardenjë. Pas hyrjes në plazh, ai ka bërë foto dhe video, e më pas ka publikuar përmbajtjen në rrjetet sociale. Ai injoroi të gjitha paralajmërimet për ndalimin dhe filmoi veten duke ecur në rërën rozë.

Njerëzit në Sardenjë vunë re postimet e tij dhe e raportuan atë. Zyrtarët e identifikuan shpejt blogerin dhe e gjobitën atë 300 euro për shkeljen e ndalimit dhe 1,300 euro për mbërritjen në ishull me varkë pa leje. Rogerio pas kësaj mbylli profilin e tij në Instagram. Spiaggia Rosa konsiderohet si një nga destinacionet më të bukura në botë.

Shumë vizitorë e morën atë rërë me vete dhe rrezikuan plazhin, ndaj kjo zonë u bë pjesë e një rezervati të mbrojtur në vitin 1998. Plazhi ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Archipelago La Maddalena dhe është i mundur të shihet gjatë një udhëtimi me varkë.