Aktualitet

Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre!

Një ditë pas protestës para parlamentit gjatë seancës së parë plenare për këtë sezon, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish për të bllokuar rrugën Thumanë Kashar.

Banorët protestojnë për herë të dhjetë në këtë aks, teksa nuk mungojnë shtyrjet dhe përplasjen me policinë në rrugë. Protestuesit janë shpërndarë nga Thumana në drejtim të Mamurrasit dhe anasjelltas, duke mbajtur të bllokuar të dy anët e autostradës, pasi policia po bëhej gati të ndërhynte për t’i shpërndarë.

Kërkesa e tyre është hyrje dhe dalje nga ky aks për zonat e tyre.

Pas ndërtimit të kësaj autostrade ata pretendojnë se janë izoluar pas aksi nuk ka asnjë hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë Krujës, dëmtuar mbi të gjitha aktivitetet e tyre ekonomike dhe jetën normale.