Bota

Blindohet rezidenca ku pushon Vladimir Putin, vendosen sisteme anti-raketore!

Imazhet satelitore kanë zbuluar se disa sisteme të mbrojtjes ajrore janë instaluar në afërsi të rezidencës presidenciale të Vladimir Putin.

Rezidenca verore e presidentit, pranë liqenit Valdai mund të jetë një objektiv i profilit të lartë, pasi Putini kalon aty një kohë të gjatë në verë.

Sistemet ajrore janë të dizajnuara për të luftuar raketat dhe dronët me rreze të shkurtër veprimi, duke sugjeruar se lëvizja për t’i vendosur ato pranë rezidencës mund të jetë një përgjigje ndaj sulmeve gjithnjë e më të guximshme me dron të Ukrainës.

Qasja në të gjithë kompleksin është rreptësisht e kufizuar – 40 hektarë tokë janë të rrethuara me ujë nga tre anët dhe të rrethuara nga pjesa tjetër e parkut.

Imazhet satelitore tregojnë mbrojtjet ajrore të pozicionuara në mënyrë strategjike në zonë, duke përfshirë një kullë të vendosur thellë në një pyll vetëm disa kilometra larg kompleksit.

CNN ka kontaktuar Ministrinë e Mbrojtjes Ruse për koment, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.