Këngëtari i njohur Blero Muharremi, është bërë qendra e vëmendjes së fundit në mediat sociale pas një statusi ngacmues nga menaxheri i tij, Ardian Prenaj. Ky i fundit ka bërë një kërkesë publike ndaj këngëtarit përmes një InstaStory që ka ngjallur shumë reagime mes fansave dhe ndjekësve.
Në postimin e tij, Ardian Prenaj shkroi:
I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e din çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet.
Ky mesazh i drejtpërdrejtë dhe i hapur ka ngjallur shumë kuriozitet dhe pritje midis publikut, i cili është i etur të shohë çfarë do të sjellë Blero në skenën muzikore. Blero, i njohur për hitet e tij dhe stilin unik muzikor, ka patur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.