Sociale

Blerja e një ylli në qiell, flet astrofizikantja: “Blerje abuzive, ky emër nuk njihet”

E keni menduar ndonjëherë që personave tuaj të zemrës t’i bëni dhuratë një yll me emrin e tyre? Në fakt ky është një trend që po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri pasi është diçka mjaft e veçantë. E fundit që na ka treguar se ka marrë dhuratë një yll me emrin e saj ishte këngëtarja shumë e dashur e publikut, Çiljeta Xhilaga. Këtë dhuratë të bukur e të personalizuar ajo e mori nga partneri me rastin e ditëlindjes.

Mirëpo, duket se një dhuratë e tillë në të vërtetë nuk ekziston dhe këtë na e vërteton astrofizikantja e njohur Mimoza Hafizi. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” me Orin dhe Islin, ajo zbuloi se një blerje e tillë nuk është reale.

Hafizi theksoi se blerja e një ylli në qiell është një veprim abuziv dhe emrat që njerëzit i vendosin pasi mendojnë se po e blejnë, nuk njihen.

Kjo është një blerje abuzive, sepse ky emër nuk njihet nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve. Kështu që këto yje, edhe nëse do ketë ngjarje shkencore pranë tyre, ose do përmenden në artikuj shkencorë, nuk do njihen me emrat e personave që i kanë blerë. Në fakt, kompanitë që i kanë blerë nuk janë ato poseduese të tyre.”