Celebrities Film & Tv Gossip Music Pardon My French Showbiz

Bleona Qereti: “Burrë nuk kam por një tigër e kam!”

E ftuar sot në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.

Duke qenë se në këngën e saj “Stani” shprehet që nuk ka burrë, a është e vërtetë kjo?! Ja si u përgjigj Bleona:

Tani, është shumë e vërtetë dhe ajo që unë solla me “Stani”-n është pikërisht kjo. Një ironizim i të gjithë gjësë sepse kjo “Nuk kam burrë” quhet si ‘handicap’ dhe nuk është. Tek “Stani” prandaj edhe e kam bërë atë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ sepse doja të ironizoja të gjitha komentet që e kanë shtyrë këtë. Prandaj e kam futur në këngën e “Stani”-t por unë ju garantoj këtë: Burrë nuk kam po një tigër e kam. (qesh)