Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Së fundmi Einxhel dhe Dagz na kanë prezantuar me portretin e tyre të parë familjar. Çifti ka postuar në Instgram një foto nga pushimet e tyre disa javë më parë në Turqi, ku Einxhel duket me barkun e rrumbullakosur dhe të përqafuar ndodhen brenda një pishine të rrethuar me delfina. Me anë të kësaj foto, Einxhel dhe Dagz kanë falenderuar të gjithë personat për fjalët e dashura dhe urimet për familjen e tyre të re.
E së fundmi Einxhel ka postuar në Instastory një foto, ku na ka treguar se ka nisur nga blerjet e lodrave për fëmijën e saj që do të vijë në jetë. Ama ajo çfarë na bën përshtypje është ngjyra e lodrave që moderatorja ka zgjedhur, të cilat janë ngjyrë rozë, duke ngritur kështu përsëri dyshimet se ndoshta Einxhel dhe Dagz janë në pritje të një vajze.
Por, padyshim me një famë të tillë që prej fillimit, prezantuesja ka qenë në qendër të portaleve si për sa i përket dyshimeve për shtatzaninë ashtu edhe për gjininë e fëmijës e duket se e gjithë vëmendja e ka bërë Einxhel një nga personazhet më ‘trending’ dhe të ndjekur mes shumë personazheve të tjerë që janë prej vitesh në showbiz. Kështu të paktën thuhet nga një listë që është publikuar nga një ndjekëse e bukuroshes, ku duket se prezantuesja ze vendin e 15-të por ka përqindjen më të lartë e të qenurit ‘trend’. Këtë e ka ripostuar vetë Einxhel e cila krahas ka falenderuar ndjekësen e saj.