Bledi Strakosha kritikon “Telebingo”-n: “Vajzat rrinë në këmbë tërë kohës si debile”
Live From Tirana • 16:44 26/01/2021
Gazetari i mirënjohur Bledi Strakosha rikthehet në Top Albania Radio për të diskutuar mbi mënyrën se si bëhet televizion në Shqipëri. Prej vitesh televizioni shqiptar është frymëzuar nga ai italian dhe Bledi mendon se do të vazhdojë po kështu. Megjithëse është i mendimit se ne në Shqipëri dimë të bëjmë mjaft mirë televizion krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, ka akoma disa formate që ai mendon se janë të papërshtatshme për kohën. Strakosha kritikoi emisionet ku njerëzit fitojnë para si “Telebingo” që prej dekadash vazhdon të transmetohet njësoj si ditën e parë edhe pse ne kemi avancuar shumë si shoqëri. Si një prej personazheve që ka prezantuar vetë një format të tillë në fillimet e karrierës, Bledi theksoi se për fat të keq shqiptarët vazhdojnë të marrin si shembull italianët. Një ndër gjërat që e bezdis më së tepërmi sa i përket “Telebingo” janë vajzat (që në kohën e tij quheshin nusepashke) që rrinë gjatë gjithë kohës në këmbë dhe nuk bëjnë asgjë. “Nëpër ‘game show’ ekzistojnë akoma por ama kanë një dinjitet tjetër. Tek “Telebingo” për shembull ne kishim ato vajzat që rrinin në këmbë tërë kohës. Nuk duhet të jetë ashtu. Si në Shqipëri dhe në Itali vazhdojnë të transmetohet ajo qasja që është mashkulli i pari pastaj femra që qëndron krah tij si plotësuese. Ato u rrijnë në krah, më falni që po e shpreh kështu por kështu po më vjen, si debile, pra që nuk kanë asnjë pozicion.” Sakaq ai theksoi se frymëzohet më shumë nga televizioni amerikan, anglez, francez dhe ai gjerman (edhe pse nuk e kupton gjuhën). Strakosha përfundoi duke thënë se ata e servirin televizionin me një tjetër lloj serioziteti. Genta Hodo Ksenja Shoshaj Bledi Strakosha Danko Dj
E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë këngëtarja e talentuar Vanesa Sono. Ajo së fundmi ka publikuar projektin e sj më të ri që mban titullin “Mëshirë” dhe që është po ashtu pjesë e “The Top List”. Vanesa na ka folur më shumë për këtë këngë, por dhe projektet e tjera të saj…
Jerida Sakaj
Klei Gërmenji
Dj Wizii
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi atë se çfarë të bën opinionist sot. Çfarë mendon Eltoni për ata që dalin e japin mendime lidhur me çdo temë? Ndërkohë, ai nuk ka kursyer dy fjalë edhe për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Alba Pollozhanin…
Jerida Sakaj
Klei Gërmenji
Elton Tozaj
Dj Wizii
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Klei Gërmenji
Dj Wizii
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Armela Shaba, për të folur mbi emisionin më të ri që nis nga nesër e çdo të shtunë në Top News. Ja se çfarë duhet të dimë…
Jerida Sakaj
Klei Gërmenji
Armela Shaba
Dj Wizii
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë farmacistja Brunilda Hoxha për të folur rreth kujdesit që ne duhet të kemi për veten. Por cilat janë ato produkte që ne përdorim çdo ditë, pa e ditur se po dëmtojnë shëndetin tonë?
Jerida Sakaj
Brunilda Hoxha
Dj Ankloe
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka folur më shumë mbi divorcet e bujshme të VIP-ave shqiptarë dhe të huaj, si dhe vëmendja që u kushtohet atyre. Cilin nga çiftet veçoi ajo?
Jerida Sakaj
Klotilda Harka
Dj Ankloe
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë pedagogia, mjekja estetike dhe farmacistja Iva Vaso. Ajo ka diskutuar mbi përkujdesjen e lëkurës gjatë periudhës së dimrit. Cili është sekreti sipas saj?
Jerida Sakaj
Iva Vaso
Dj Danko