Celebrities Live From Tirana

Bledi Strakosha: “Unë tradhëtoj sepse dua ta nxjerr veten jashtë rutinës”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth tradhëtisë ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike gazetari dhe moderatori i njohur, Bledi Strakosha. Tradhëtia në çift apo në shoqëri, kush vret më shumë për Bledi-n:

Tradhëtia në dashuri duke qenë se është e pakontrollueshme emocionalisht dhe kimikisht për trupin tonë është më e rëndë sepse tradhëton një besim më intim sesa miqësia. Jam tradhëtuar në kuptimin si dashuror dhe miqësor, ndërsa unë kam tradhëtuar në kuptimin dashuror jo miqësor. Tradhëtia është një emocion që nuk e kontrollon dot sidomos për meshkujt që e kemi një nevojë fizike të pakontrolluar. Mendoj se tradhëtia do të vazhdojë të ndodh dhe nuk e shoh si fundin e botës.

Nëse ndodh një tradhëti faji është i të dy partnerëve ose mund të jetë një rrethanë fizike ku ke pirë alkool, je pa partnerin jashtë vendit dhe i je dhënë një aventure fizike. Alkoli është nxitës, të relakson mendjen dhe të bën më të papërgjegjshëm. E kam thënë shpesh që tradhëtoj, por ndodh sepse në rrethana të caktuara, ti ke nevojë ta pasurosh jetën me elementë të jashtëm, që të nxjerrin nga rutina dashurore apo miqësore. Në një marrëdhënie gjërat padyshim duhet të jenë të barabarta pra edhe tradhëtia duhet të jetë reciproke. 

A është tradhëtuar Bledi nga shoqëria?

Më ka ndodhur në shumë raste miqësore që jam ndierë i tradhëtuar, sidomos kur kam dashur të ndajë momente të vështira. Unë në marrëdhënien me njerëzit kam qenë gjithmonë njësoj, ndërkohë në momente të vështira miqtë mua nuk më janë gjendur pranë. Shoqëritë e mira nuk janë vetëm ato kur del thjesht për një kafe. Unë mendoj dhe besoj që marrëdhëniet dashurore, serioze pësojnë disa faza dhe thelbi i kësaj është besimi. Nëse tradhëtohet besimi ka marrë fund çdo gjë. Nëse je i sinqertë gjërat funksionojnë, pra nuk duhen mbajtur të fshehta.