Showbiz

Blac Chyna padit Rob Kardashian dhe familjen e tij

Blac Chyna ka ngritur një padi kundër Rob Kardashian dhe familjes së tij, ditën e martë, me pretendimin se kanë dëmtuar firmën e saj dhe kanë abuzuar me të verbalisht dhe fizikisht.

Në disa dokumenta të publikuara nga revista “People”, Chyna pretendn se ka përjetuar disa dëme të rëndësishme që nga shpërthimi në rrjetet sociale të ish të fejuarit të saj, i cili publikoi tre fotografi ku Blac shihej nudo, ndërkohë që e akuzonte për drogë, alkool dhe tradhti.

Kjo padi vjen pas ndarjes së çiftit, i cili nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në janar 2016, duke sjellë në jetë vajzën e tyre, Dream, në muajin nëntor. Çifti u nda një muaj më vonë.