Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2. Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Bjordi Mezini nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Ishte një finale e denjë plot me emocione.
Çfarë të pëlqeu më shumë dhe çfarë do të doje të ishte ndryshe?
Do të doja një dyshe finale çun-gocë, pasi mendoj se ky vit ishte perfekt për të pasur një përballje të tillë. Por edhe Kristi ishte okej. Vetëm atë do ndryshoja. Do të doja psh Dean ose Efin.