Bota

Bjellorusia nis regjimin e vizave 90-ditore për qytetarët e 35 vendeve evropiane!

Bjellorusia ka njoftuar sot se do të nisë regjimin e lejimit të hyrjes me viza 90-ditore për qytetarët e 35 vende evropiane, në nje sinjal të Minskut për ulje të tensioneve me Perëndimin.

Sipas politikave të reja për 35 kombet e listuara, ku përfshihen Gjermania, Britania e Franca, qytetarët evropianë do të mund të hyjnë në Bjellorusi me vizë dhe mund të qëndrojnë për 90 ditë në vit, nga 30 ditë që lejohej deri tani.

Politikat aktuale detyronin qytetarët evropianë të qëndronin në Bjellorusi vetëm për 30 ditë  dhe të hynin vetëm nga aeroporti i Minsk, ndërsa tashme mund ta bëjnë dhe nga pikat kufitare.

Ndryshimi politikave është në dukje një zbutje e kufizimeve për evropianët megjithë ngrirjen aktuale të lidhjeve mes vënëve në fronte të ndryshme të Luftës në Ukrainë.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, në pushet prej vitit 1994, ka lejuar ushtrinë ruse të përdorë territorin për kalimin e trupave drejt Ukrainës, por javës që shkoi ka tërhequr trupat e veta të vendosura në kufirin me Ukrainën, duke shënuar një ulje të mundshme të tensioneve.

“Ne nuk kemi probleme me ukrainasit dhe shpresoj të mos kemi as në të ardhmen,” tha Lukashenko për agjencinë zyrtare BelTA.