Bota

Bjellorusia mban paradë ushtarake në Minsk, me divizione ruse, kineze e ‘aleatë’ të tjerë!

Media bjelloruse publikonin sot pamjet e paradës ushtarake për Ditën e Pavarësisë të mbajtur në kryeqytetin Minsk, ku shiheshin si të ftuar gjithashtu divizione nga ushtri të konsideruara aleate nga Rusia, Kina, Azerbaixhani e të tjera.

Në paradën e 80 vjetorit të çlirimit nga ushtria naziste, foli presidenti autoritar Alexander Lukashenko duke thënë se përfaqësitë e ushtrive aleate për të “mos përsëritur gabimet e Luftës kundër nazizmit”.

“Bashkë me personelin ushtarak nga Azerbaixhani, Kazakistani, Kina, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani e Uzbekistani, ne ecim në bulevardin e fitores, ecim së bashku pasi kemi mësuar nga gabimet e Luftës Patriotike, nazizmi është shumë i lig”, tha mes të tjerash Lukashenko i cili këtë muaj mbush 30 vjet në pushtet.

Më tej ai vijoi retorikën e tij antagoniste duke krahasuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian me nazizmin, dhe liderët e tyre me Adolf Hitlerin, shkruan rrjeti AFP.

Prej shtypjes së ashpër të protestave anti-qeveritare të vitit 2020, Bjellorusia nuk ka ruajtur më qëndrimin e balancuar mes Rusisë e Perëndimit, por është përplasur shpesh me BE për çështje të mbrojtjes e të emigracionit.