Sport

Bitri po shkëlqen në Hungari, Mehmeti shënon golin spektakolar të radhës në Angli

Eneo Bitri ka gjetur sërish rrjetën në Hungari. Një gol vendimtar nga kapiteni i Gior, që barazoi 2 me 2 përballë Debrecen.

Bitri tundit rrjetën në minutën e 89-të, kur sfida po shkonte drejt humbjes. Ish-kapiteni i Partizanit po luan rolin e goleadorit për skuadrën hungareze.

Kjo pasi ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit nga Bitri. Titullar ndërkohë luajti dhe Albion Marku në mbrojtje me Gior.

Shiko golin KËTU.

Anis Mehmeti është një nga lojtarë shqiptarë më në formë në këtë periudhë por për çudi, trajneri Silvinjo vazhdon të mos e grumbullojë futbollistin e Bristol i cili po shkëlqen në Championship në Angli.

Lojtari është titullar fiks në radhët e skuadrës së tij dhe për më tepër, po shënon me rregullsi te ekipi anglez. Një gjë të tillë ka bërë edhe sot, teksa ka ndihmuar Bristolin të fitonte 2-0 në fushën e vështirë të Noruiçit. Mehmeti mori një pasim në qendër dhe pasi gjeti hapësirën, lëshoi një diagonale të pakapshme me të majtën, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij që në minutat e para të sfidës.

Shiko golin KËTU.