Bota

Biri i mafiozit italian që kandidoi në politikë, arrestohet për gjobëvënie në Napoli!

I biri i një ish-kreu të mafias që e kishte distancuar veten nga krimi dhe bënte fushatë kundër mafias në Napoli, është arrestuar së fundmi bashkë me babanë me akuza zhvatjeje.

28 vjeçari Antonio Piccirillo në 2019 kishte shkelur “kodin e heshtjes” së mafias duke denoncuar veprime të grupit Camorra një nga më të vjetrit në Itali.

Arrestimi tij ngre tashmë dyshime nëse fushata e tij anti-mafia ka qenë një fasadë, teksa hetuesit akuzojnë babanë e tij për gjobëvënie ndaj bizneseve të ankorimit të barkave në portin Mergellina, Napoli.

Antonio dyshohet se ka prezantuar veten si i dërguar i babait duke kërkuar mijëra euro “gjoba” nga pronarët e barkave.

Hetimet besohet se nisën pas denoncimit të Rita De Crescenzo në rrjetin TikTok – bashkëshorti i të cilës kishte marrë kërcënime dyshja babë e bir.

“Nëse shkon të ankohesh sigurohu që të shënojnë që jemi dy që duam të të vrasim, unë dhe babai im”, raportohet se Antonio u kishte thënë atyre, sipas Daily Mail.

Rosario, një nga krerët e grupit ‘Torretta Camorra’, është burgosur herën e fundit për zhvatje dhe para me fajde në 2022.

Në atë kohë Antonio deklaroi distancimin nga i ati, pasi u plagos nga një plumb qorr në 2019.

Pas incidentit ai mbajti një protestë anti-mafia ku mes të tjerash u thoshte turmave: “Unë jam Antonio Piccirillo. I biri i Rosario Piccirillo, i cili ka bërë shumë gabime duke punuar për Camorra-n.”

“Duaji gjithmonë prindërit e tu por distancohu nga stili i tyre i jetesës, sepse nuk të çon askund dhe shkakton vetëm vuajtje”, shtonte ai.

Ndërsa në vitin 2021, Piccirillo kandidoi për këshillin bashkiak por mori vetëm disa qindra vota.

Tashmë 28-vjecari e gjen veten sërish të akuzuar për bashkëpunim me mafian.

Në fillim të vitit vrasësit e Camorra qëlluan për vdekje një inxhinier në Napoli i cili kishte ekspozuar lidhjet e mafias me biznesin e ndërtimit ne qytet.

Viktima Salvatore Coppola, më parë kishte qenë i afërt me klanin Mazzarella që dikur kontrollonte ndërtimin dhe politikën në Napoli. Policia thotë se ai u vra për shkelje të kodit të heshtjes të njohur në vend si “codice d’omerta”