Vëllezërit binjakë kanë arritur të thyejnë rekordin në Britani të Madhe për kungullin që peshon mbi një tonelatë. Ian dhe Stuart Paton, 63-vjeqarë, kishin kaluar tre orë në ditë gjatë tre muajve për ta kultivuar kungullin që peshon 1198 kilogramë në Lymington të Hampshire.
Ata e transportuan me kujdes për katër orë e gjysmë deri në Malvern, me qëllim që ta peshojnë dhe konstatojnë se është kungulli më i rëndë në botë. Për fat të keq rekordin botëror nuk e thyen për faktin se një kungull vite më parë kishte peshuar 1,247 kilogramë. Kungulli i tyre kishte madhësinë dhe peshën e një makine. Në këtë garë që është mbajtur në Britani të Madhe, kishte edhe perime tjera që ishin në garë duke filluar nga lulelakrat e deri te qepa.
Ndërkaq, sëmundjet kancerogjene janë përhapur shumë ditët e sotme. Shumë ekspertë bëjnë shkaktarë edhe ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë. Fatmirësisht krahas ushqimeve të dëmshme ka dhe shumë nga ato që rezultojnë kurative për sëmundjet kancerogjene. Vaji i farave të kungullit i kombinuar me sojën redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.
Në një studim të fundit që është bërë në Gjermani dhe që kanë konsumuar vajin dhe farat e kungullit kanë përdorur gjithashtu dhe sojën bashkë me vajin e farave të kungullit, pra është bërë një kombinim i tyre dhe në grupin që e kanë konsumuar këtë është reduktuar me 27% kanceri i gjirit. Është një vrasës i qelizave tumorale sidomos ato beninje dhe sidomos tek meshkujt. Por, ka dhënë rezultat edhe në parandalimin e qelizave kanceroze malinje.